Një vendim i Këshillit Shtetëror të Cilësisë (KShC), ua ka tërhequr akreditimin tre universiteteve; Universitetit "Haxhi Zeka" në Pejë, Universitetit "Ukshin Hoti" dhe Universitetit "Isa Boletini" në Mitrovicë. Partia Socialdemokrate e konsideron vendim të duhur dhe konform Ligjit për Arsim të lartë, i cili specifikon hapat për kualifikimin e një Universiteti si i tillë.
Ky veprim i ndërmarrë ngjalli reagime të menjëhershme nga krerët më të lartë institucionalë të vendit, përfshirë edhe kryeministrin Ramush Haradinaj, që sipas PSD-së, dëshmuan ndërhyrjen dhe presionin në sistemin e arsimit.
LEXO EDHE: Haradinaj akuzohet për ndërhyrje në procesin e akreditimit
Në një konferencë për media të mbajtur sot, deputeti Driton Çaushi dhe anëtarja e Kryesisë, Adea Batusha, e dënuan një ndërhyrje të tillë në këto institucione të pavarura. Kjo u cilësua e rrezikshme dhe u vlerësua që krijon probleme të pazgjidhshme në arsim.
Ndër të tjera, u konstatua se pikërisht si pasojë e përfshirjes së politikës në arsim dhe vendimeve të papërgjegjshme sikur vendimi i Qeverisë në vitin 2018 për ta shkarkuar bordin e KShC-së, kishte rezultuar me përjashtimin e Kosovës nga Komiteti i Regjistrit Evropian për Sigurimin e Cilësisë në Arsimin e Lartë (EQAR).
“Arsimi duhet të çlirohet nga ndërhyrjet e pakontrolluara të aparatit shtetëror. Autonomia e institucioneve të arsimit të lartë është e paprekshme. Nuk ka garanci për arsim cilësor derisa pushteti keqpërdor çështjet e arsimit për fushata elektorale apo interesa të tjera klanore”, u tha në konferencën e PSD-së.
-
“Ndërhyrja e Haradinajt, rrezik për arsimin e lartë në Kosovë”
-
Tri universiteteve publike në Kosovë u tërhiqen akreditimet, paralajmërojnë ankesë
-
Haradinaj akuzohet për ndërhyrje në procesin e akreditimit
-
Haradinaj e quan të papranueshëm vendimin për mos akreditimin e tri universiteteve publike
-
Zgjidhen tre anëtarë të KSHC-së, kundër votoi edhe Haxhi Avdyli i LVV-së