Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj e quan të papranueshëm vendimin për mos akreditimin e tri universiteteve publike

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kritikuar vendimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike, atë të Pejës, Mitrovicës dhe Prizrenit.

Ai përmes një postimi në Facebook, e ka konsideruar të padrejtë mohimin e mundësisë së regjistrimit të studentëve.

Ai ka kërkuar veprim të menjëhershëm për zgjidhjen e kësaj situate.

“Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin. Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, ka shkruar ai.

Këshilli Shtetëror i Cilësisë(KShC) në mbledhjen e 74-të të mbajtur të hënën, vendosi në favor të raporteve të ekspertëve ndërkombëtarë, të cilët rekomanduan që t’u tërhiqet akreditimi institucional për vitin akademik 2019/2020.

Me këtë vendim, Universiteti Publik i Mitrovicës, Universiteti i Pejës dhe Universiteti i Prizrenit, nuk do të mund të regjistrojnë studentë të rinj për këtë vit akademik.

Edhe Haradinaj akuzohet për ndërhyrje në procesin e akreditimit Arbëri Haradinaj akuzohet për ndërhyrje në procesin e akreditimit

Ekspertët ndërkombëtar të Asociacionit Evropian të Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë(ENQA), ishin angazhuar nga Agjencia e Kosovës për Akreditim për vlerësim institucional dhe të programeve të Universiteteve Publike dhe Kolegjeve Private.