Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD kërkon nënshkrimet e LDK-së e të VV-së për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

LDK-ja e Vetëvendosje tashmë e kanë në tavolinë kërkesën e PSD-së, përmes së cilës iu kërkohen nënshkrimet deputetëve të këtyre partive që kuvendin ta kthejnë nga pushimi në një seancë të jashtëzakonshme, ku do të debatohej për zhvillimet e fundit, sidomos pas deklaratave të presidentit Thaçi, raporton KTV.

Dardan Sejdiu ka bërë të ditur se kërkesa u është dërguar vetëm partive opozitare e jo edhe atyre në pushtet.

Edhe zyrtarisht Partia Social Demokrate iu ka kërkuar mbështetje dy partive tjera opozitare, LDK-së e Vetëvendosjes, për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit.

Dardan Sejdiu, si shef i Grupit Parlamentar, i ka kërkuar Avdullah Hotit të LDK-së e Glauk Konjufcës së Vetëvendosjes mbështetje përmes nënshkrimeve për seancë të jashtëzakonshme, tash kur Kuvendi është në pushim.

Në kërkesë, PSD-ja ka bashkangjitur edhe arsyet se pse duhet të ndërpriten pushimet e Kuvendit.

Edhe PSD kërkon nënshkrimet e LDK-së e të VV-së për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit Video PSD kërkon nënshkrimet e LDK-së e të VV-së për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit

Arsye kryesore janë deklarimet e presidentit Hashim Thaçi lidhur me temat që do të dialogohen në Bruksel, si shkëmbimi i territoreve, ndarja e Kosovës, autonomia për veriun, prandaj kërkojnë që Kuvendi ta miratojë një rezolutë të re që do të mandatonte delegacionin dhe platformën.

Dardan Sejdiu ka thënë se duhet të ndalet çdo përpjekje e presidentit, njeri ky që nuk është as kompetent as legjitim për të dialoguar me Serbinë.

Ai ka treguar se kërkesa u është drejtuar vetëm dy partive opozitare, LDK-së e VV-së.

Por, ish-partia e Sejdiut, Vetëvendosje, ka thënë se rezoluta e PSD-së ia jep biletën Thaçit për të dialoguar me Serbinë.

Edhe Sejdiu ankohet në VV-në e LDK-në për mos-dhënie të nënshkrimeve për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit Arbëri Sejdiu ankohet në VV-në e LDK-në për mos-dhënie të nënshkrimeve për ndërprerjen e pushimit të Kuvendit

Megjithëse nuk ka kërkesë edhe për partitë në pushtet, Bilal Sherifi i Nismës ka thënë se Kuvendi nuk mund të kthehet nga pushimi pa një marrëveshje paraprake mes liderëve.

Ndërkohë, te partia e Haradinajt iniciativën e PSD-së e quajnë vetëm mediatike.