Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PSD-ja e AKR-ja duan emërim të bordit në “Prishtina Parking” pa konkurs, LVV-ja e LDK-ja kundër

Pas dështimit të dy konkurseve për zgjedhjen e anëtarëve të bordit, Komisioni Komunal i Aksionarëve në ndërmarrjen “Prishtina Parking”, ka vendosur të shkojë me metodën e emërimit.

Por, këtë metodë po vazhdon ta kundërshtojë njëri prej tre anëtarëve të këtij komisioni, Eman Rrahmani i Vetëvendosjes, raporton 038 në KTV.

Ai, madje, akuzon dy aksionarët tjerë, asamblistin e PSD-së, Drilon Pireva, dhe drejtorin komunal nga radhët e AKR-së, Gëzim Mehmeti, se përmes kësaj metode po duan të punësojnë në bord njerëz të afërt me partitë e tyre.

Përderisa fajëson qeverisjen e Shpend Ahmetit, për zvarritje të funksionalizimit të ndërmarrjes për parkingjet në kohën kur Prishtina përballet me mungesë të tyre, Rrahmani ironizon me punësimin e aktivistëve të PSD-së dhe AKR-së.

Ndërsa, të paligjshme e konsideron këtë formë shefi i asamblistëve të Lidhjes Demokratike në kryeqytet, Halim Halimi.

Edhe Vetëvendosje e quan të jashtëligjshëm emërimin e Bordit në “Prishtina Parking” Arbëri Vetëvendosje e quan të jashtëligjshëm emërimin e Bordit në “Prishtina Parking”

Halimi thotë se të paktën dy nga katër anëtarët e bordit duhet të jenë ekspertë të fushës.

Por Drilon Pireva i PSD-së thotë propozimi për emërim të anëtarëve të bordit nuk është në kundërshtim me ligjet në fuqi.

“Dua të theksoj se ky propozim është në përputhje të plotë me “Ligjin për ndërmarrjet publike” neni 16, respektivisht paragrafi 16.1 dhe me “Ligjin për shoqëritë tregtare” neni 164, ku në asnjë paragraf të këtyre ligjeve nuk përmendet procedura e rekrutimit. Prandaj, çdo pretendim që kinse propozimi është i jashtëligjshëm nuk qëndron”, ka thënë ai.

Përderisa mohon akuzat për tentim të punësimit të aktivistëve partiakë, Pireva thotë se edhe Rrahmani ishte dakorduar për idenë e emërimit, pas dy dështimeve të konkursit.

“Dua ta ripërsëris atë që e kam deklaruar edhe ne takimet e Komisionit Komunal të Aksionareve se në bordin e drejtoreve të NPL “Prishtina Parking” nuk do ta mbështes me votën time asnjë person i cili është pjesë e ndonjë subjekti politik dhe për këtë mbajë përgjegjësi publike”, ka thënë Pireva.

Edhe Zgjidhen aksionarët e rinj të ndërmarrjeve publike në Prishtinë Arbëri Zgjidhen aksionarët e rinj të ndërmarrjeve publike në Prishtinë

Përderisa, Halimi paralajmëron se do ta ngre këtë çështje në Kuvendin Komunal, Rrahmani thotë se do të shqyrtojë dorëheqjen nga komisioni nëse vazhdohet me parregullsi.

Ndërmarrja e themeluar në mars të 2016-s, nuk ka qenë funksionale asnjëherë në dy vjet e gjysmë të ekzistimit të saj.