Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zgjidhen aksionarët e rinj të ndërmarrjeve publike në Prishtinë

Kuvendi Komunal i Prishtinës

Foto: Driton Paçarada

(E përditësuar 17:00) - Kuvendi Komunal i Prishtinës ka zgjedhur aksionarët e rinj në pesë ndërmarrjet publike gjatë seancës së jashtëzakonshme të mbajtur të martën. 29 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Në “Ndërmarrjen Publike Banesore” u zgjodhën Fjolla Vukshinaj dhe Elmi Fazliu. Në ndërmarrjen publike “Prishtina Parking”, Yll Muriqi dhe Muhamet Ademi.

Në ndërmarrjen tjetër “Gjelbër” u zgjodhën Kumrije Shabani-Ramadani dhe Plator Gërdovci.

E në ndërmarrjen “Pastrimi”, Hana Bajrami- Rexhepi dhe Sefedin Sefaj, ndërsa në ndërmarrjen e fundit, “Sport Marketing”, Astrit Gashi dhe Faton Pacolli.

Emrat u propozuan nga asamblistja e PDK-së, Agnesa Avdyli.

Edhe Asambleja i thotë “jo” 100 mijë eurove për “Prishtina Parkingun” Arbëri Asambleja i thotë “jo” 100 mijë eurove për “Prishtina Parkingun”

“Propozoj emrat e aksionarëve për Ndërmarrjen Publike Banesore, Fjolla Vukshinaj dhe Elmi Fazliun. Për Prishtina Parking, Yll Muriqi dhe Muhamet Ademi. Gjelbër, Kumrije Shabani- Ramadani dhe Plator Gërdovci. Pastrimi, Hana Bajrami- Rexhepi dhe Sefedin Sefaj”, propozoi ajo.

Gëzim Sveçla i Lëvizjes Vetëvendosje mes urimeve ka thënë se shpreson që mos të lihen ndërmarrjet në gjysmë, siç ka ndodhur nga menaxhimi i PDK-së.

Ai tha se që nga balotazhi i zgjedhjeve komunale, është ditur se kush do të jenë aksionarët.

“Po dua aksionarëve të rinj t’u uroj punë të mbarë, është e drejtë legjitime e koalicionit që e ka shumicën me i emërua shumicën në ndërmarrje, faktikisht prej balotazhit e kemi ditur edhe kush do të jenë aksionarët. Uroj që të mos ndodh ashtu si mandatin e kaluar, në gjysmë me i lënë ndërmarrjet PDK-ja dhe shumica e atyre ndërmarrjeve që do vijnë të kërkojnë subvencion, janë si pasojë e mungesës së kontrollit nga aksionarët”, shtoi Sveçla. 


Rama mungon në seancën ku pritet të emërohen aksionarët e ndërmarrjeve publike

(15:08) - Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, nuk është i pranishëm në seancën e Kuvendit Komunal të martën, ndërsa mungesa e tij ka nxitur reagime nga asamblistët e opozitës.

Gjatë seancës, përfaqësuesit e partive opozitare kanë kritikuar mosprezencën e kryetarit të komunës, duke e konsideruar të rëndësishme pjesëmarrjen e tij në një mbledhje ku në rend dite janë disa çështje me rëndësi për kryeqytetin.

Në mesin e pikave kryesore të rendit të ditës është propozim-vendimi për miratimin e Kornizës Afatmesme Buxhetore për periudhën 2027-2029. Kjo pikë kaloi me shumicë votash. 

Edhe Pa buxhet e me protesta – viti 2025 për Prishtinën 038 Pa buxhet e me protesta – viti 2025 për Prishtinën

Gjithashtu, pikë e rendit të ditës është propozimi për ndarjen e mjeteve financiare për NPL “Prishtina Parking”.

Po ashtu, Kuvendi Komunal pritet të shqyrtojë edhe propozim-vendimin për emërimin e aksionarëve në disa ndërmarrje publike, përfshirë kompaninë rajonale të mbeturinave “Pastrimi”, Ndërmarrjen Publike Banesore, Ndërmarrjen Publike “Gjelbër” dhe Ndërmarrjen Publike “Prishtina Parking”. Lidhur me këtë pikë, Lëvizja Vetëvendosje ka pretenduar se pritet të emërohen persona të afërt me Partinë Demokratike të Kosovës, si pjesë e marrëveshjes së koalicionit ndërmjet PDK-së dhe kryetarit Rama