Kryetari i Partisë Socialdemokrate dhe bashkëdrejtuesi i delegacionit shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Shpend Ahmeti, ka pritur sot në Prishtinë ambasadorin e Republikës së Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi.
Siç njofton komunikata, Ahmeti e njoftoi diplomatin italian me planin e punës dhe me përkushtimin e delegacionit shtetëror, për transparencë gjatë procesit të dialogut.
Duke e shprehur mbështetjen e Republikës së Italisë për dialogun, thuhet tutje në komunikatë, Piero Cristoforo Sardi përshëndeti konsensusin e arritur dhe formimin e delegacionit shtetëror të Republikës së Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
“Franca mbështet dialogun dhe delegacionin e tij”
-
Ambasadori italian: Kosova është pikë qendrore që lidh Ballkanin
-
Kurti dhe Kosnetti diskutojnë për zhvillimet në Kosovë
-
Presidenti i Italisë i shkruan letër Osmanit, konfirmon mbështetjen për dialogun
-
Italia mbështet Kosovën në avancimin e agjendës euroatlantike