Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Presidenti i Italisë i shkruan letër Osmanit, konfirmon mbështetjen për dialogun

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, i ka shkruar letër u.d. së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmanit, duke e uruar për 13 vjetorin e Pavarësisë.

Mattarella ka thënë se Italia e konsideron si hap me rëndësi primare integrimin e Kosovës në institucionet evropiane dhe se me të njëjtën bindje e mbështet dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Me rastin e festës kombëtare ju përcjell Juve dhe popullit mik kosovar urimet më të mira nga Republika italiane. Qëndrueshmëria e marrëdhënieve mes vendeve tona dëshmohet nga intensiteti i lartë i dialogut politik dhe bashkëpunimit dypalësh, i cili ka shënuar rritje të ndjeshme gjatë vitit të fundit edhe në kontekstin e sfidave të përbashkëta të paraqitura nga pandemia. Italia qëndron përkrah Kosovës në rrugën e reformave dhe konsolidimit institucional. Integrimin e Prishtinës në institucionet evropiane e konsiderojmë si një hap me rëndësi primare në kompletimin e ndërtimit të shtëpisë së përbashkët evropiane dhe me të njëjtën bindje vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, të lehtësuar nga Bashkimi Evropian. Duke rikonfirmuar angazhimin e vendosur italian në drejtim të stabilitetit rajonal përmes pjesëmarrjes në misionin e KFOR-it, edhe njëherë ju përcjell urimet e mia më të përzemërta për mirëqenie dhe prosperitet për Republikën e Kosovës”, shkruan në letrën e Mattarellas.