Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me rastin e 17 Shkurtit, ditës së pavarësisë së shtetit, ka pranuar telegram urimi nga presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.
“Në vazhdën e miqësisë dhe afërsisë që bashkon vendet tona, Italia do të vazhdojë ta mbështes Kosovën në përpjekjet e saj për konsolidimin e institucioneve demokratike, në një perspektivë evropiane që urojmë se do të jetë gjithnjë e më e prekshme. Në këtë frymë do të vazhdojmë të punojmë për ta sjellë Kosovën dhe shoqërinë e saj civile më afër Evropës, veçanërisht brezat e rinj”, thuhet në telegramin e Presidentit Mattarella.
sipas një komunikate për media, Osmani ka bërë të ditur se presidenti Mattarella ka thënë se Italia do të vazhdojë të jetë në ballë sa i përket paqes dhe sigurisë në Ballkan.
“Këtë e dëshmon roli ynë në misionin e NATO-s, KFOR-it të cilin do të vazhdojmë ta garantojmë pa iu shmangur angazhimeve tona”, thuhet përveç tjerash në telegramin e Presidentit të Italisë, Sergio Mattarella.

-
Presidenti italian uron 18-vjetorin e Pavarësisë: Mbështesim rrugëtimin e Kosovës për në BE
-
Erdogani uron Kosovën: Do ta vazhdojmë mbështetjen për ruajtjen e sovranitetit
-
Liderët botërorë urojnë 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës
-
Liderë evropianë urojnë Osmanin për Ditën e Pavarësisë
-
Osmani takon presidentin italian, diskutojnë për thellim të bashkëpunimit