Kryetari dhe nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmeti dhe Visar Ymeri, kanë pritur sot në Prishtinë, ambasadorin e Republikës së Francës në Kosovë, Didier Chabert, njofton kumtesa partiake, tarsnemton Koha.net.
Në cilësinë e bashkëdrejtuesit dhe anëtarit të Delegacionit Shtetëror për Dialogun, Ahmeti dhe Ymeri, vlerësuan se Republika e Kosovës po dëshmon kapacitete dhe përgjegjësi politike lidhur me procesin e dialogut me Serbinë, me qëllim të arritjes së një marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke.
Përfaqësuesit e PSD-së shprehën përkushtimin e tyre për një proces transparent të dialogut, të mbikëqyrur nga Kuvendi i Republikës.
Duke e rikonfirmuar mbështetjen e shtetit francez për procesin e dialogut, z.Didier Chabert përshëndeti themelimin e delegacionit shtetëror në Kuvendin e Republikës.
-
PSD: Italia mbështet dialogun dhe delegacionin shtetëror
-
Kurti bisedon për planin franko-gjerman me ambasadorin e Francës
-
Franca zotohet se do ta përkrahë dialogun Kosovë-Serbi
-
Franca mbështet dialogun Kosovë – Serbi
-
Limaj: Kosova në dialogun me Serbinë hyn për arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke