Zëvendëskryeministri në detyrë, Fatmir Limaj, ka takuar sot ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie-Christine Butel, me të cilën thotë të ketë biseduar për aktualitetin politik në vend, zhvillimet pas zgjedhore, dialogun me Serbinë dhe liberalizimin e vizave.
Limaj pret që Franca të jetë pro dhe të luajë rol aktiv që Kosova sa më shpejt të marrë liberalizimin e vizave.
“Sa i përket dialogut me Serbinë, Kosova në këtë dialog hyn me objektiva të qarta: arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke mes dy vendeve. Me ambasadoren biseduam edhe për formimin e institucioneve të reja dhe besoj që shumë shpejt Kosova do t’i ketë institucionet e reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit”, ka shkruar Limaj në Facebook.
Kreu i Nismës e ka falënderuar diplomaten franceze për mbështetjen e vazhdueshme që Parisi zyrtar ka dhënë për Kosovën dhe të njëjtën kohë ka shprehur gatishmërinë për të thelluar marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve mike.
-
Veliu dhe ambasadorja e Francës diskutojnë për liberalizimin e vizave
-
Limaj: Duhet të gjejmë një rrugë për të rifilluar dialogun
-
Limaj: Në dialog shkojmë vetëm për njohje
-
Kanadaja në mbështetje të arritjes së marrëveshjes përfundimtare me Serbinë
-
Limaj pret që javën tjetër të procedohet në Kuvend platforma për dialog