Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe bashkëdrejtuesi i Delegacionit të Kosovës për bisedime me Serbinë, Fatmir Limaj, ka pritur në takim ambasadoren e Norvegjisë në Kosovë, Per Strand Sjaastad.
Limaj tha se delegacioni tanimë ka formuar gjashtë komisione të cilat do të merren me temat që do të trajtohen gjatë diskutimeve në Bruksel. Po ashtu, Limaj e ka njoftuar ambasadorin për takimin që delegacioni do ta zhvillojë javën e ardhshme në Bruksel, njofton Nisma.
Duke folur për dialogun me Serbinë, Limaj tha se Kosova po demonstron çdo ditë se është për dialog, i cili sjell njohje reciproke mes dy vendeve, anëtarësimin e Kosovës në OKB dhe hapjen e perspektivës së qartë evropiane për Kosovën.
Limaj po ashtu tha se pret që javën tjetër, delegacioni ta procedojë në Kuvend platformën për bisedime me Serbinë.
Në anën tjetër, ambasadori norvegjez ofroi ndihmën e Norvegjisë për Delegacionin Shtetëror të Kosovës, në mënyrë që të arrihet një marrëveshje përfundimtare mes dy vendeve, e cila do t'i mbyllte të gjitha temat e hapura mes Kosovës dhe Serbisë
-
Takime të ndara në nivel kryenegociatorësh, Sorensen: U paraqit plani i punës për muajt në vijim
-
Konjufca-Sorensenit: Dialogu me Serbinë duhet të përfundojë me njohje reciproke
-
Mblidhen ministrat e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në fokus dialogu Kosovë-Serbi
-
Dialogu Kosovë-Serbi në fokus të takimit të ministrave të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor
-
Sorensen sot në Kosovë për takim me Kurtin