Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Limaj pret që Kuvendi këtë javë ta miratojë Platformën për dialogun

Foto: Driton Paçarada / Koha

Bashkëkryesuesi i Delegacionit Shtetëror për Dialog me Serbinë, Fatmir Limaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter, se platforma për dialog këtë javë do të jetë në Kuvendin e Kosovës.

Limaj thotë se kjo është mundësi e mirë për unifikim.

“Pres që Kuvendi ta votojë Platformën dhe kështu Kosova të ketë një qëndrim zyrtar për dialogun me Serbinë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në Twitter.