Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj, njëherësh bashkëdrejtues i Delegacionit Shtetëror për Bisedime me Serbinë, ka pritur në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci dhe ambasador jorezident për Kosovën, Daniel Maksymiuk.
Në këtë takim është diskutuar për zhvillimet në të cilat po kalon vendi e me theks të veçantë punën e Delegacionit Shtetëror të Kosovës dhe dialogun Kosovë- Serbi.
Maksymiuk ofroi mbështetjen e plotë të Kanadasë për delegacionin në arritjen e marrëveshjes përfundimtare me Serbinë.
Në anën tjetër, Limaj e njoftoi ambasadorin Maksymiuk për punën e delegacionit në finalizimin e platformës për bisedime me Serbinë.
“Platforma është në frymë të Kushtetutës së vendit dhe në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Përmes platformës në synojmë ta paraqesim zërin unik të Kosovës i cili do të reflektojë vizionin dhe pozicionin zyrtar të vendit në bisedimet me Serbinë”, ka thënë Limaj.
-
Limaj: Kosova në dialogun me Serbinë hyn për arritjen e një marrëveshjeje detyruese për njohje reciproke
-
Limaj: Shpresoj të kemi një zgjidhje në përputhje me këshillat e SHBA-së
-
Limaj takohet me O’Connellin: Kosova të flasë me një zë për dialogun
-
Limaj: Marrëveshja me Serbinë duhet të sjellë paqe dhe perspektive për dy vendet
-
Limaj pret që javën tjetër të procedohet në Kuvend platforma për dialog