Rreth 20 deri 30 persona kanë protestuar në Dresden kundër dëbimit nga Gjermania të një familjeje kosovare. Është dashur ndërhyrja e policisë për të ndërprerë bllokimin e rrugës që protestuesit e kishin bërë në natën e të mërkurës, ka sqaruar një zëdhënës i policisë sot, shkruan tag24.de.
Ndaj dy protestuesve, policia do të ushtrojë kallëzim penal pasi që ata gjatë përpjekjes së policisë për heqjen e bllokadës kishin ofruar rezistencë të ashpër ndaj saj, transmeton albinfo.ch. Megjithatë, policia njofton se nuk ka pasur të lënduar.
Protesta ishte bërë për të penguar dëbimin në Kosovë të një nëne me tetë fëmijët e saj.
Artikuj të ngjashëm
-
Gjermania i dëbon 25 kosovarë
-
I zgjojnë në mes të natës, dëbohet familja kosovare nga Gjermania
-
Ekstradohen dy shtetas të Kosovës, njëri kërkuar për lëndim e tjetri për tentim vrasje
-
Tetë të arrestuar pasi aktivistët e klimës pengojnë punën në Aeroportin e Munihut
-
Rohde: Ndalimi i policëve të Kosovës nga Serbia, i papranueshëm