Ambsadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka thënë se ndalimi i policëve të Kosovës nga autoritetet e Serbisë është i papranueshëm dhe duhet të dënohet.
Pesë policë u ndaluan dje nga autoritet e Serbisë, katër prej të cilëve janë liruar sot, ndërsa zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq, vazhdon të jetë i ndaluar në Rashkë.
Rohde ka thënë se kjo nuk mund të pritet nga një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian.
“Shtensionim tani! Ndalimi i zyrtarëve kosovarë të zbatimit të ligjit, përfshirë serbët, nga autoritetet serbe është i papranueshëm dhe sigurisht jo ajo që mund të pritet nga një vend kandidat për BE. Kjo duhet të përfundojë menjëherë dhe ne presim që edhe politikanët serbë të flasin për bashkëqytetarët e tyre!”, ka shkruar ai në “X”.
LEXO EDHE:
-
Ambasadori gjerman: Kuvendi po bllokohet nga taktikat penguese
-
Rohde: Jam i frustruar që masat ndaj Kosovës s’janë hequr ende
-
Ambasadori Rohde shprehet i frustruar për moslargimin e masave të BE-së ndaj Kosovës
-
Rohde: Serbia ndërhyri në zgjedhjet në Kosovë
-
Rohde pajtohet që të mos ketë struktura paralele, por s’e përkrah mënyrën se si Kosova po i mbyll