Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestojnë studentët në Shqipëri, kërkojnë anulimin e tarifave

Në ditën e dytë të protestës së studentëve të Fakultetit të Arkitekturës, Urbanistikës dhe Inxhinierisë së Ndërtimit në Shqipëri u janë bashkuar edhe studentë të fakulteteve të tjera, me kërkesën për anulimin e vendimit që tarifon kreditet për provimet përsëritëse.

Revolta e studentëve doli jashtë dyerve të universiteteve dhe shkoi pranë Ministrisë së Arsimit të Shqipërisë, transmeton TCH.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Hedhjen e stilolapsave studentët e quajtën akt simbolik, si dhe zemërimin e akumuluar me jetën universitare e shprehën me gjuajtjen e ndërtesës së Ministrisë me vezë.

Zv/ministrja e arsimit, Besa Shahini, doli jashtë ndërtesës duke kërkuar përfaqësues nga studentët për të dëgjuar kërkesat e tyre.

“Çdo përfaqësues që mund të futet aty është i shantazhueshëm. Cilido nga ne mund të pësojë presion po u fut aty. Ne nuk futemi aty. Ajo që kemi për të thënë ne është ky takimi këtu”, thanë studentët.

Dhe u largua pa u rënë në dakordësi. Vendin e saj e zëvendësoi një qytetar i thjeshtë, që përgëzoi reagimin e studentëve.

Nga ana tjetër, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla në një deklaratë për mediat ka reaguar për protestën: “Kërkojë anulimin e një pike të një VKM-je, por që nuk ka hyrë në fuqi për këta studentë”.

Edhe kryeministri Edi Rama në Twitter, në mbështetje të fjalës së ministres Nikolla, i ka pasuar përgjegjësinë universiteteve që të rishikojnë vendimin e Këshillit të Ministrave.