Specialistët stomatologë të papunë, kanë protestuar para Ministrisë së Shëndetësisë.
Ata kanë kërkuar që të mbahet premtimi për punësimin e tyre. Sipas tyre, moszgjidhja e kësaj çështjeje ka bërë që shumë prej këtyre stomatologëve të largohen nga Kosova, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjithashtu, ata kanë kërkuar që të takohen edhe me ministrin në detyrë, Uran Ismajli, ku nga ky i fundit kishin marrë premtime për ndryshimin e Udhëzimit Administrativ që u pamundëson të punojnë si specialistë.
Mirjeta Berisha, specialiste e papunë, ka thënë se pret nga ministri që të reflektojë pozitivisht ndaj kërkesave të tyre.
“Ne kemi protestuar disa herë në takime të mëparshme me ministrin kemi pasur premtime se do të bëhet ndryshimi i një udhëzimi administrativ, i cili nuk na ka lejuar neve përfshirjen në institucione publike shëndetësore, mirëpo nuk kemi ndonjë rezultat”, ka thënë ajo.