Me thirrjet “Qeveri- kompani privati hap sytë punëtorët po shkojnë”, “Rritni pagat, s’punojmë më për 200 euro”, punëtorët tekniëk të disa shkollave të Prishtinës dhe QMF-ve dhe atyre të sigurimit fizik kanë protestuar para komunës së Prishtinës.
Kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknik të Sektorit Privat, Jusuf Azmei tha se para se tw nisw kjo protestë janë takuar me nënkryetarin e Prishtinës, Alban Zogaj ku kanë diskutuar për kërkesat e këtyre punëtorëve.
Azemi tha se kërkesat e këtyre punëtorëve janë rritja e pagave dhe kthimi i këtyre punëtorëve në menaxhim të punës.
Ai theksoi se nëse deri në shkurt nuk plotësohen këto kërkesa do të kërkohet nga punëtorët që ta lëndë vendin e punës./ksp
-
Protestojnë punëtorët teknikë të sektorit privat, kërkojnë rritje pagash
-
Punëtorët teknikë të shkollave dhe QMF-ve në Prishtinë protestojnë të premten
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit të premten protestojnë
-
Nesër në grevë punëtorët teknikë të shkollave në Prishtinë
-
Punëtorët teknikë dhe të sigurimit paralajmërojnë largim kolektiv nëse pagat nuk rriten në 600 euro