Një grup i organizuar i studentëve ka mbajtur një aksion simbolik para Rektoratit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” lidhur me deklarimet e fundit të prorektores Teuta Pustina rreth kodit të veshjes së studentëve si dhe ngacmimet seksuale.
Jeta Berisha një ish-studente e Fakultetit të Artit gjatë këtij aksioni ka thënë se është ngacmuar seksualisht nga një profesor i Fakultetit të Arteve. Sipas saj ngjarja ka ndodhur në majin e vitit 2016 dhe i ka ndërprerë studimet pas kësaj ngjarje, raporton KTV.
Në këtë aksion është hedhur edhe kodi i etikës së veshjes së Universitetit të Prishtinës. Studentët thanë se ky institucion duhet t’u dalë në ndihmë studentëve e jo t’i akuzojë ata për provokim seksual.
-
10.4% e studentëve të ngacmuar seksualisht nga profesorët në UP, hulumtimi mbahet “sekret”
-
Pezullohet profesori i denoncuar për ngacmim seksual të studenteve
-
Policia i largon me forcë nga dyert e Rektoratit protestuesit
-
Paralajmërohet bojkot i mësimit në UP të enjten, kur merret vendimi për profesorin ngacmues
-
Denoncimet për ngacmime seksuale “shqetësim i vazhdueshëm” për UP-në