Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Protestë e rreth 80 instruktorëve, tash 2 vjet kërkojnë të licencohen nga MI-ja

Mëtuan të bëhen instruktorë të licencuar, por këtë nuk po mund ta arrijnë tash e dy vjet.

Për këtë, kanë protestuar para Ministrisë së Infrastrukturës dhe Qeverisë së Kosovës, duke kërkuar që të mbahet provimi përfundimtar që ua mundëson licencimin, raporton KTV.

Instruktorët e palicencuar thonë se kërkesat e tyre janë injoruar nga Ministria e Infrastrukturës.

Por, ky grup i protestuesve ka marrë një premtim nga Qeveria se provimi do të mbahet deri në fund të majit.

KTV-ja ka tentuar të marrë një përgjigje për këtë nga Ministria e Infrastrukturës, por ata nuk janë përgjigjur për këtë problem.

Rreth 80 instruktorëve të autoshkollave, u ishte premtuar disa herë që do të organizohet mbajtja e provimit që ua mundëson licencimin si instruktorë.