Federata e Autoshkollave e Kosovës, sot ka organizuar protestë pasi Ministria e Infrastrukturës dhe Mjedisit nuk po mundëson mbajtjen e provimeve.
Rreth 100 vetura të autoshkollave, kanë defiluar nga Fakulteti Teknik deri te Ministria e Infrastrukturës në shenjë proteste, përcjell KP-ja.
Milaim Kërqeli, njëri nga organizatorët, u shpreh se po iu bëhet e padrejtë që nuk po u lejohet të punojnë.
Ai tha se për katër muaj që nuk kanë punuar, humbjet janë të mëdha.
Kërqeli tha se janë dërguar kërkesa të shumta të ministria përkatëse, por nuk u është kthyer përgjigje.
Ndalimi i provimeve është bërë si masë për parandalimin e koronavirusit në vend.