Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK) ka njoftuar se Qeveria e Shqipërisë, ka hequr pagesën në Rrugën e Kombit për 24 orë, nga ora 09:00 e datës 17 tetor deri në orën 09:00 të datës 18 tetor.
Lirimi nga pagesa është bërë për shkak të protestës që do të mbahet në Tiranë, në kërkim të drejtësisë për ish-krerët e UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Protesta në kryeqytetin e Shqipërisë është planifikuar të mbahet pas asaj në Prishtinë edhe në Hagë.
Kreu i OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, ka bërë të ditur se në mesin e protestuesve do të jenë edhe politikanë nga Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, si anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, akuzohen nga Specialja për krime lufte e krime kundër njerëzimit. Ata ndodhen në paraburgim që nga viti 2020.
-
1 tetori i protestave: Dikur rezistencë, sot thirrje për liri
-
Në gjithë Kosovën sot protestohet kundër vendimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së
-
OVL-UÇK me vendim: Protesta në të gjithë Kosovën të premten
-
OVL-UÇK thërret protestë gjithëpopullore për nesër
-
OVL e UÇK-së: LVV-ja po përpiqet ta politizojë dhe zbehë qëllimin e protestës në Tiranë