Arbëri

Protesta antishqiptare në Maqedoni ka hyrë në ditën 33

Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.

Në ditën e 33-të, protesta në Shkup si zakonisht filloi nga Qeveria, ku protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç po kërkon edhe partia e Gruevskit.

Iniciativa “Për Maqedoni të përbashkët” kërkon që mos të futet gjuha shqipe, si gjuhë zyrtare në gjithë territorin e Maqedonisë, ndërsa i kanë bërë thirrje LSDM-së që të mos bëjë koalicion me partitë shqiptare