Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Maqedonasit vazhdojnë protestat antishqiptare

Protestuesit e organizuar nga e ashtuquajtura shoqata “Për Maqedoni të përbashkët”, kanë vijuar edhe sot protestën para Kuvendit të Maqedonisë.

Marshi i tyre filloi nga Qeveria përfundoi para Kuvendit. Ata përsëritën se nuk do të heqin dorë nga kërkesat e tyre për refuzimin e platformës së Tiranës dhe për zgjedhje të reja. Ndërkohë që theksuan se nuk e njohin Talat Xhaferin si kryetar të Kuvendit, raporton Alsat M.

Edhe pse sot numri i protestuesve ishte dukshëm më i ulët, numri i forcave policore dhe speciale rreth Kuvendit dhe Qeverisë edhe sot ka qenë shumë i lartë.