E ashtuquajtura “Iniciativa për Maqedoni të përbashkët” ka vazhduar protestat kundër platformës së partive shqiptare dhe kundër zgjedhjes së një shqiptari për kryetar të Kuvendit të Maqedonisë.
Në ditën e 32-të, protesta në Shkup si zakonisht filloi nga Qeveria, ku protestuesit kërkuan edhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç po kërkon edhe partia e Gruevskit.
Masës së protestuesve iu drejtuan dy ish-kryeparlamentarët Lubisha Georgievski dhe Savo Klimovski, të cilët kërkuan organizimin e një peticioni nga qytetarët dhe të dorëzohet në Bashkimin Evropian, transmeton kp.
Ata gjithashtu propozuan që organizatorët e protestës të formojnë programin e tyre dhe të kërkojnë zgjidhjen çështjeve të ngecura në gjysmë me datë dhe kohë të caktuar.
-
Në Tiranë vazhdon të kërkohet dorëheqja e kryeministrit Edi Rama
-
Pak orë para protestës së studentëve shqiptarë në Maqedoni u mbyll e u rihap kufiri me Kosovën
-
Protestojnë sërish studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut
-
“Respekto Ligjin për gjuhët”, studentët shqiptarë në Shkup kërkojnë të drejta
-
Studentët në Serbi mbledhin nënshkrime për zgjedhje të parakohshme, për ta rrëzuar Vuçiqin