Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Prorektori i UP-së thotë se nuk ka asnjë rast të plagjiaturës

Faton Berisha, prorektor në UP, ka mohuar të kenë pasur raste të paraqitura për plagjiaturë.

Ai madje ka thënë se janë disa nivele se si e luftojnë këtë dukuri.

“Njëra është pikërisht kjo, fakti që kërkojmë që publikimet shkencore të jenë në revista të indeksuara, tërheq pastaj pasojën që këto revista me vetë faktin që janë të indeksuara kanë edhe një sistem të recezentëve. Në njëfarë mënyrë kontrollin e plagjiaturave ua delegojmë revistave ku publikohen rezultatet”, ka thënë ai.

UP synon që studimet e ardhshme të doktoratës të akreditohen në gjuhën angleze

Berisha bëri të ditur se një ndër iniciativat e UP-së është që programet e doktoraturës të akreditohen në gjuhën angleze.

Edhe UP-ja akuzohet për mungesë të guximit në luftimin e plagjiatit Arbëri UP-ja akuzohet për mungesë të guximit në luftimin e plagjiatit


KIPRED thotë se nuk ka dëshirë brenda UP-së që të merren me plagjiatura

20:49 - Mentor Agani, hulumtues i lartë në KIPRED, konfirmoi se gjatë intervistave që kanë bërë me disa prej profesorëve në Universitetin e Prishtinës, brenda institucionit nuk ekziston vullnet apo dëshirë që të merren me rastet e plagjiaturave.

“Gjatë intervistave që kemi bërë me një numër të profesorëve kemi vërejtur një dukuri që nuk kanë shumë dëshirë të përballen me këto probleme. Ndoshta është fakti që janë pagat e mëdha dhe njerëzit nuk duan t’i prishin punët e veta. Është një komfortizëm”, ka thënë ai.


Profesori i UP-së thotë se sistemi po vazhdon t’i tolerojë plagjiaturat

20:41 - Arben Hajrullahu, profesor në Universitetin e Prishtinës, në Rubikon të KTV-së ka thënë se brenda institucionit ku ai punon ka plagjiatura.

Madje, sipas tij, kjo praktikohet si nga profesorë që janë afër pensionit, njëjtë edhe nga ata që tashmë kanë filluar karrierën e tyre akademike.

“Ne mund të shtiremi kinse nuk e dimë se çka është duke ndodhur mirëpo është një lloj sekreti publik pasi ne kemi profesorë që janë pak para pensionimit dhe janë me plagjiatura të dëshmuara. Ne nuk kemi një sistem funksional i cili do t’i mbante përgjegjës atë lloj të profesorëve”, ka thënë ai.

“Sistemi vazhdon t’i tolerojë”, shtoi tutje Hajrullahu.

Edhe Rreth 40 për qind e profesorëve në UP me plagjiaturë Arbëri Rreth 40 për qind e profesorëve në UP me plagjiaturë

Përballë tij, prorektori, Faton Berisha, i ka thënë se në rast të dijenisë për këto, çështjet duhet të ngritën të Këshilli Etikës.


Kandidatët për doktoraturë në UP të shqetësuar se si të publikojnë në revista shkencore 

“Orteku në arsimin e lartë” është titulluar punimi i KIPRED-it, i cili ka dalë me gjetje dhe rekomandime se si të përmirësohet gjendja e studimeve të doktoratës në Universitetin e Prishtinës.

Mentor Agani, hulumtues i lartë në këtë institut, në emisionin Rubikon të KTV-së, ka thënë se sipas rekomandimeve të tyre, numri i doktoratave do të zvogëlohej, por cilësia do të rritej.

Agani tregoi se hulumtimet janë bërë në katër fakultete, atë të Edukimit, Ekonomik, Juridik, dhe Filozofik.

Në fakultetin Ekonomik dhe Juridik, të cilët nuk kanë program me tempusin, sipas Aganit, është vërejtur se kandidatët për doktoraturë kanë pasur probleme dhe nuk kanë ditur si t’i botojnë në revistat e jashtme shkencore të indeksuara.

“E kemi vërejtur se studentët janë shumë të shqetësuar se si do të botojnë punime në botimet e jashtme”, shpjegoi ai duke thënë se kjo vjen si pasojë e mentorimit.

KIPRED rekomandon që mentorimi të bëhet nga profesorë të cilët plotësojnë kriterin për botime të jashtme.

Edhe Studentët kundërshtojnë vendimin që ua ndalon provimet për një vit nëse humbin tri ligjërata Arbëri Studentët kundërshtojnë vendimin që ua ndalon provimet për një vit nëse humbin tri ligjërata

Një ndër rekomandimet e tyre është edhe që kandidatët për këtë nivel studimi të jenë të certifikuar për gjuhën angleze nga Toefl, që është test i organizuar nga institucione kredibile në përmasa globale.

Madje ai tha se kriteri i gjuhës angleze nuk duhet të jetë kriter i pranimit por eliminimit.