Anëtari i Komisionit të verifikimit të veteranëve dhe ish-anëtari i grupit diplomatik të UÇK-së, Agush Buja ka propozuar themelimin e Ministrisë së Veteranëve, sipas shembullit të Kroacisë, e cila do të ishte zgjidhje afatgjate dhe e dinjitetshme.
Buja ka thënë se shkak i përplasjeve në parlament, gjatë diskutimeve për buxhetin e Kosovës, është në fakt fushata akoma e papërfunduar elektorale.
”Qytetarët e Kosovës por edhe institucionet e saj duhet ta dinë se pa u vëne në vend dinjiteti, nderimi për veteranët e UÇK-së gjithmonë do të ketë diskutime e pakënaqësi! Mendoj se më së miri kjo gjë do të rregullohej përmes një ministrie përkatëse (Ministria e veteranëve) sipas shembullit të Kroacisë, duke mbështetur me këtë rast Kryetarin e Komisionit të verifikimit të veteranëve të UÇK-së, z. Agim Çeku - ish Shef i Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së. Kjo është një shans për një qasje profesionale ndaj kësaj çështje të ndjeshme. Lënia e veteranëve pa pagesë për disa muaj, nga qeveria e kaluar, shpalos qëllimin e ish-kryeministrit Mustafa që këtë çështje ta përdorë për përfitime elektorale, e sqaron më së miri krejt këtë problematikë. Ky veprim është për keqardhje dhe është një lojë e paskrupullt me fatin e shumë veteranëve të cilët dikur nuk e kanë kursyer as jetën e gjymtyrët e tyre për lirinë e qytetarëve të Kosovës”, ka shkruar në një opinion ish-anëtari i kryesisë së ish-fondit “Vendlindja Thërret”, transmeton kp.
Ai ka thënë se beson që Qeveria do të ketë kapacitetin e qasjen serioze ndaj kësaj kategorie dhe të mos bjerë në nivelin e njëjtë me njerëzit anti-UÇK.
-
Veseli: Komisioni hetimor për veteranët po bëhet për shkak të abuzimeve e manipulimeve me UÇK-në
-
Organizatat e veteranëve, skeptike se nisma e PDK-së do t’i pastrojë listat
-
Buja flet pa planifikim në Epopenë e Jezercit: Institucionet po bëjnë pazare me listat e veteranëve
-
Çeku: Vetëm 11 mijë veteranë të luftës e meritojnë pensionin
-
Për veteranët duhen edhe 28 milionë euro