Ish-shefi i Shtabit të UÇK’së dhe ish-kryeministri aktualisht zëvendësministër i FSK’së Agim Çeku ka pranuar se janë bërë abuzime me listat e veteranëve të luftës dhe se shumë veta janë duke përfituar në mënyrë të pa merituar.
Ish-udhëheqësi i Komisionit për Verifikimin e Veteranëve të UÇK’së Agim Çeku, tani zëvendësministër i FSK’së, Agim Çeku ka deklaruar se nuk është mirë që një pjesë e veteranëve të luftës kanë vepruar duke u larguar nga puna me vetë dëshirë vetëm e vetëm për t’i marrë 170 euro pension të veteranëve.
“Kjo që ka ndodhur nuk është e mirë, edhe mua nuk më vjen mirë që kanë vepruar kështu, kjo bie ndesh me kodin e ushtarakut. Këtu është problemi. Ne duhet të kërkojmë që të pastrojmë listat e veteranëve të luftës”, tha Çeku në një intervistë në RTK.
Sipas Çekut nga 70 mijë aplikues për veteranë të luftës vetëm 11 mijë prej tyre kanë deklaruar se nuk kanë të ardhura.
“Duhet të hetohen listat, si në fillim deklaruan 11 mijë prej tyre se nuk kanë të ardhura dhe pastaj u rrit numri, kjo është shumë lehtë të verifikohet, pasi që në aplikacione të tyre shkruhet se kanë të ardhura të tjera”, tha Çeku.
-
Për një vit, listës së veteranëve që përfituan pension iu shtuan 165 persona
-
Osmani: Mirëqenia e ushtarakut dhe e policit nuk mund të shikohet nga mendësia e një kontabilisti
-
Çeku për afro 4 mln mungesa të nxënësve në një gjysmëvjetor: Jemi në pritje të raportit të plotë
-
SHSKUK-ja s’i dëgjon ankesat e pacientëve, insiston se ka furnizim me ilaçe
-
Sopi: Mbi 22 mijë persona kanë nënshkruar peticionin në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së