Ish-kryetari i komunës së Lipjanit, Shukri Buja, ka akuzuar drejtuesit e institucioneve se po lejojnë të përdhoset emri i UÇK-së, duke bërë pazare me listat e veteranëve.
Ai këto komente i bëri në akademinë e Epopesë së Jezercit, ku nuk ishte i ftuar të marrë fjalën, megjithatë insistoi të flasë, duke kërkuar falje organizatorit për këtë ndërhyrje të paplanifikuar.
“Këta që po i kujtojmë sot nuk do të ishin dëshmorë të UÇK-së po të mos kishte UÇK, UÇK nuk do të kishte sikur të mos kishte struktura, strukturat nuk do të funksionin sikur mos të kishte hierarki. Prandaj, respektoni hierarkinë”, shtoi Buja, raporton Kosovapress.
Ai ka akuzuar drejtuesit e institucioneve që po lejojnë të përdhoset emri i UÇK-së, duke bërë pazare me listat e veteranëve.
Buja kritikoi po ashtu edhe ata liderë e zyrtarë institucionesh që tentojnë ta paraqesin UÇK-në si një lëvizje që synonte pavarësinë e Kosovës, pasi UÇK-ja ka luftuar për çlirimin e tokave të Shqipërisë.
“Ne duhet t’i themi gjërat ashtu siç janë”, vazhdoi Buja.
-
Propozohet krijimi i Ministrisë së Veteranëve
-
Buja premton ndërtimin e lagjes së veteranëve në Lipjan
-
Shukri Buja tregon planet për Lipjanin
-
Buja e quan të pabazë, qesharak e politik vendimin e Gjykatës për dënimin e tij me burgim
-
Buja: Deri në daljen publike të UÇK-së, s’e dija se kush janë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm