E jashtëligjshme është konsideruar forma e shpalljes me interes publik e pronës private për ndërtimin e rrugës skaj lumit Llap në Podujevës, që ka filluar vitin e kaluar.
Dy seanca janë dashur që pushteti t’i ketë votat e mjaftueshme për ta shpallë këtë pjesë të qytetit zonë me interes publik.
Në muajin e kaluar të gjithë këshilltarët komunalë ishin pajtuar që kjo pikë e rendit të ditës të shtyhej, për t’i lënë hapësirë arritjes së një marrëveshjeje ndërmjet banorëve dhe ekzekutivit të kësaj komune, shkruan sot Koha Ditore. Por komunarët e kishin sjellë këtë pikë të rendit të ditës edhe në seancën që u mbajt të premten.
Debat i gjatë është bërë gjatë kësaj seance. Drejtori për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit, Hamdi Jaha, u ka thënë këshilltarëve komunalë që ta votojnë shpalljen me interes të kësaj zone ku ka filluar të ndërtohet kjo rrugë.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore.
-
Podujeva i shpall disa prona me interes publik, në mënyrë që t’i shmangë nga privatizimi
-
Banorët lëshojnë pe për rrugën skaj lumit Llap me kushtin e shpronësimit
-
Pezullimi i vendimit nga Qeveria pamundëson hapjen e zonës industriale në Podujevë
-
Banorët s’lejojnë ndërtimin e rrugës përgjatë lumit Llap
-
Komuna ndërton rrugë në pronë private pa lejen e pronarit