Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Komuna ndërton rrugë në pronë private pa lejen e pronarit

Vitin e kaluar Komuna e Pejës ka nisur ndërtimin e një rruge që prek fshatin Dubovë dhe Ozdrim, që gjenden buzë lumit Drini i Bardhë.

Traseja kah po ndërtohet kjo rrugë shtrihet kryesisht në prona private dhe ndërtimi i saj është kërkuar prej banorëve në atë lokacion, shkruan sot Koha Ditore.

Punimet në atë rrugë kanë vazhduar edhe sivjet, derisa ato punime janë ndërprerë muajin e kaluar nga Gjykata e Pejës me masën e përkohshme të sigurisë, pas ankesës së pronarit të një prone, Skënder Muzlija nga fshati Dubovë, i cili jeton në Zvicër.

Ai e ka kundërshtuar ndërtimin e asaj rruge në pronë të veten me arsye se Komuna nuk e ka pyet fare a mund të kalojë rruga nëpër tokën e tij.

Në komunë nuk flasin për punën e nisur pa e pyet pronarin dhe për punën e vazhduar derisa gjykata i ka ndaluar punimet. (Më shumë detaje lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)