Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët s’lejojnë ndërtimin e rrugës përgjatë lumit Llap

Punimet në rrugën e re skaj lumit Llap janë ndërprerë sërish nga banorët, në pronat e të cilëve është ndërtuar, edhe pse Kuvendi e ka miratuar propozim-vendimin për të shpallur atë pjesë me interes publik.

Ata thonë se nuk do të lejojnë të punohet aty, derisa të mos ketë dokument të nënshkruar ashtu siç ishin marrë vesh gojarisht me kryetarin e Komunës Agim Veliu, më 2016, shkruan sot “Koha Ditore”.

Vendimin Kuvendi e ka marrë të premten e kaluar, ndërkohë që punimet kishin filluar gjatë ditës së hënë, por ishin ndërprerë menjëherë nga pronarët e tokave.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm