Banorët e rrugës së re skaj lumit Llap, që lidhet me rrugët “Xhemajl Mustafa” dhe “Vëllezërit Frashëri”, kanë lëshuar pe në kërkesat e tyre.
Ata nuk do të presin që Komuna t’u japë leje ndërtimore për ndërtim të lartë, të mesëm dhe të ulët dhe të gjitha shpenzimet administrative t’ua heqin komunarët, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoJanë pajtuar që për ta liruar pronën e tyre private nëpër të cilën kalon kjo rrugë, të marrin vetëm mjete për shpronësimin e saj. Ismail Hajdari, përfaqësues i dy familjeve që jetojnë përgjatë kësaj rruge, ka thënë se para 2-3 dite ua kanë lëshuar vendimet për shpronësim, pagesa e të cilit do të bëhet brenda dy vjetëve nga 2020 e tutje.
Sipas tij, edhe pse nuk është i kënaqur me çmimin e caktuar, ende nuk e di a do të paraqesë ankesë për këtë.
Edhe zyrtarët komunalë të Podujevës kanë thënë se janë nxjerrë vendimet për shpronësimin e paluajtshmërive përgjatë kësaj rruge.
(Artikullin e plotë mund ta lexoi sot në “Koha Ditore”)