Prokurorja speciale, Drita Hajdari, nuk e dëshiron gjyqtarin Shashivar Hoti në trupin gjykues në rastin “Pronto”. Pasi asaj i është refuzuar kërkesa për përjashtimin e Hotit nga kryetarja e Gjykatës Themelore, Hajdari është ankuar në Zyrën e prokurorit disiplinor, shkruan sot Koha Ditore.
Për procedurën e re u bë e ditur të premten ndërsa mbahej seanca e dytë e gjykimit të këtij rasti. Arsyetimi i Hajdarajt është se Hoti ka shkelur etikën e gjykatësit.
“Kam përgatitur një kërkesë për shtyrje të seancës pasi kam paraqitur kërkesë për inicimin për hetim disiplinor në Zyrën e prokurorit disiplinor, për shkak të shkeljes së etikës si gjyqtar, dhe në një situatë të tillë nuk është e mundur dhe etike të vendoset në këtë proces derisa të vendoset për këtë ose deri të caktohet një gjyqtar tjetër siç kam kërkuar nga kryetarja e gjykatës”, ka thënë prokurorja Hajdari.
Më gjerësisht mund të lexoni në gazetën Koha Ditore
-
Shtyhet sërish gjykimi për “Pronto”, prokurorja e çon në Komision Disiplinor gjyqtarin
-
Gjykata s’ka datë për vazhdimin e shqyrtimit gjyqësor në rastin e njohur si “Pronto”
-
Shtyhet për kohë të pacaktuar seanca gjyqësore për “Pronton”
-
Prokurorja Hajdari me shumë dyshime rreth procesit të paanshëm në “Pronto”
-
Rasti “Pronto”: Apeli së shpejti vendos për ankesën e Prokurorisë Speciale