Në Prokurorinë e Apelit të Republikës së Kosovës sot është realizuar procesi i votimit për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Prokurorial të Kosovës nga radhët e kësaj prokurorie.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se në bazë të kompetencave ligjore, të drejtën për t’u kandiduar për anëtarë të KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit, nga 7 prokurorë sa ka kjo prokurori, e kanë shfrytëzuar prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi dhe prokurori Xhevdet Bislimi.
“Në procesin zgjedhor kanë marrë pjesë të gjithë prokurorët e kësaj prokurorie. Pas procesit të votimit dhe numërimit të votave, me 4 vota për, anëtare e KPK-së nga radhët e Prokurorisë së Apelit është zgjedhur prokurorja Bedrije Syla – Alshiqi”, thuhet në komunikatë, transmeton Koha.net.
Procesi zgjedhor në Prokurorinë e Apelit është zhvilluar duke u mbështetur në afatet ligjore, ngase anëtarit të KPK-së nga kjo prokurori, prokurorit Idain Smailji, i përfundon mandati në fund të këtij viti.
-
Prokurorëve u caktohen norma pune
-
Me 5 vota KPK-ja refuzon Raportin e Komisionit Zgjedhor për zgjedhjen e një anëtareje të re prokurore
-
Merita Bina-Rugova zgjidhet anëtare e KPK-së
-
Shoqëria civile prapë pa përfaqësues në Këshillin Prokurorial të Kosovës
-
Kërkohen anëtarë të rinj t ë Këshillit Prokurorial të Kosovës