Është mbajtur takimi i njëqindetridhjetegjashtë i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), i udhëhequr nga kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, njofton kumtesa zyrtare, transmeton Koha.net.
Gjatë këtij takimi, anëtarët e Këshillit Prokurorial kanë autorizuar Kryesuesin e Këshillit Prokurorial, Blerim Isufaj, për nënshkrim të memorandumeve dhe marrëveshjeve të mirëkuptimit mes institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAnëtarët e KPK-së kanë diskutuar për procesin e kompletimit të përbërjes së Këshillit Prokurorial me tre anëtarët jo prokurorë.
Kryesuesi Isufaj njoftoi lidhur me hapat që janë ndërmarrë në kompletimin e përbërjes së plotë të Këshillit, pasi që kjo gjendje siç tha ai është duke shkaktuar probleme në realizmin e mandatit ligjor.
Anëtarët e KPK-së vendosen që të kërkohet nga Oda e Avokatëve dhe nga fakultetet juridike që të dërgojnë në Kuvendin e Kosovës, së paku nga tre kandidatë për zgjedhjen e nga një kandidati nga këto dy institucione për anëtar të KPK-së, ndërsa u vendos që të shpallet konkursi për zgjedhjen e anëtarit nga shoqëria civile.
Gjithashtu, anëtarët e Këshillit Prokurorial aprovuan kërkesën për dorëheqje nga marrëdhënia e punës në pozitën e Prokurorit të Shtetit tre prokurorëve, Rilind Sermaxhaj, Ilir Berisha dhe Fatime Dërmaku, pasi që të njëjtit tani janë emëruar gjyqtarë në gjykatat e Kosovës.