Në takimin e sotshëm të radhës të Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK) sot e dha betimin anëtarja e re e këtij Këshilli, që vjen nga radhët e Prokurorisë së Apelit, prokurorja Bedrije Alshiqi, e cila ka zëvendësuar në këtë pozitë kolegun e saj nga e njëjta prokurori, Idain Smajli.
Sipas njoftimit për media, anëtaret e KPK-së në këtë takim kanë bërë plotësim-ndryshimin e Komisionit për Vlerësimin e Performancës së Prokurorëve. Anëtarja e KPK-së, prokurorja Ikramije Bojaxhiu është zgjedhur kryesuese e këtij komisioni, ndërsa anëtarja e re e KPK-së, prokurorja e Prokurorisë së Apelit, Bedrije Alshiqi është zgjedhur anëtare. Anëtar tjetër i Komisionit vazhdon të jetë prokurori nga Zyra e Kryeprokurorit, Lulzim Sylejmani.
Këshilli Prokurorial i Kosovës, që u kryesua nga Blerim Isufaj, gjatë këtij takimi ka marrë vendim për shpalljen e konkursit për avancim për 5 pozita në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës.
Me vendim të KPK-së, “UBO Consulting” është autorizuar për të zhvilluar një anketë me stafin administrativ të prokurorive me temë: " Perceptimet e shërbyesve civilë në lidhje me ndikimet e politikes në institucionet për sundim dhe zbatim te ligjit".
KPK ka aprovuar rekomandimin refuzues të Komisionit të themeluar për shqyrtimin e kërkesës së ish prokurorit Suad Kuraja për marrjen e tri pagave shtese pas shkuarjes së tij në pension,
Në fund të takimit dhe me qëllim të ngritjes së performancës së prokurorëve, KPK ka miratuar Udhëzimin Administrativ Nr.01/2018, për caktimin e Normës Orientuese për prokurorët e Shtetit.
-
KPK-ja themelon Komisionin për monitorimin e rasteve të korrupsionit dhe krimeve ekonomike
-
Kryesuesi i ri i KPK-së zotohet t’ia forcojë integritetin këtij institucioni
-
Elza Bajrami-Kastrati betohet si anëtare e KPK-së
-
IKD: Qalaj po e bllokon zbatimin e reformës në KPK
-
Anëtarët e KPK-së s’arrijnë dakordim për rendin e ditës, përfundon mbledhja