Prokuroria Themelorë në Prishtinë dhe Inspektorati Policor i Kosovës janë duke e trajtuar incidentin, ku oficerët e mbrojtjes së afërt të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, sulmuan fizikisht aktivistin e Vetëvendosjes, Veron Hasani.
Hasani u arrestua nga truprojat e presidentit të mërkurën, e më pas edhe u godit, bazuar në videot e mediave, pasi gjatë një konference të Thaçit, ai thirri “hajn”.
“Si Prokuroria ashtu edhe IPK-ja trajtojnë shumë seriozisht çdo pretendim të sjelljes së kundërligjshme dhe në koordinim të plotë do të ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore. Po ashtu, Prokuroria e Shtetit dhe IPK-ja u bëjnë thirrje të gjithë qytetarëve që mund të posedojnë informacione shtesë lidhur me këtë rast t’i përcjellin të njëjtat duke siguruar konfidencë të plotë me rastin e trajtimit të tyre dhe duke siguruar publikun që do të vazhdohet me hetimin e këtij rasti me gjithë seriozitetin që e meriton”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Hasani është liruar nga ndalimi në orët e vona të së mërkurës dhe sipas, avokatit Tomë Gashi, ai ka hapur rast penal kundër truprojave të presidentit Thaçi në Inspektoratin Policor të Kosovës. Sipas Gashit, ai i rrah brutalisht dhe pa asnjë arsye, duke i shkaktuar lëndime të shumëfishta trupore.
-
Hasani: Mos të ishin mediat, paramendoni çfarë dhune do te ishte ushtruar
-
Disa qytetarë e quajnë “hajn” Thaçin gjatë konferencës për media
-
Arrestohet një polic për lëndim të rëndë trupor në Prishtinë
-
Prokuroria Speciale inicion rast për kërcënimet ndaj presidentes Osmani
-
Rrihen disa zyrtarë policorë në Prishtinë, i dyshuari dërgohet në psikiatri