Në kohën kur presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, po mbante konferencë pas votimit të Qeverisë Hoti, një grup qytetarësh e quante “hajn” të parin e shtetit.
Pas tentimit të tyre që të hyjnë në rrethojat e oborrit të Kuvendit, ku Thaçi po mbante konferencën për media, ka ndërhyrë Policia e Kosovës.
Ndërkohë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, sipas KosovaPressit, pretendojnë se një anëtar i tyre është goditur nga katër persona, që kishin ardhur nga oborri i Kuvendit gjatë konferencës së Thaçit.
Në fotografi shihet se një aktivist i VV-së është shoqëruar në polici.
Sot gjatë ditës, disa qytetarë protestuan vazhdimisht në kohën kur në Kuvend u votua pro Qeverisë Hoti.
-
Hasani: Mos të ishin mediat, paramendoni çfarë dhune do te ishte ushtruar
-
Pesë vjet më parë, mes tymit e tensioneve, Thaçi u bë president
-
Thaçi del në konferencë për pak minuta
-
Për pak pritet të nisë intervistimi i Thaçit, shqiptarët po protestojnë në Hagë
-
Shoqëria civile e sheh të rrezikshëm ndikimin e Thaçit te deputetët