Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet pas tentim sulmit ndaj kryetarit të Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së hënës në shkollën fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, ku një qytetar tentoi ta sulmojë Jasharajn.
Lajmin e ka konfirmuar për Kohën zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Laureta Ulaj, e cila tha se rasti është iniciuar në drejtim të veprës penale “Kanosja”.
“Ju njoftojmë se me urdhër të prokurorit është iniciuar rast në drejtim të veprës penale 'Kanosja', si dhe janë autorizuar policia për t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore lidhur me këtë çështje”, ka thënë Ulaj.
Artikuj të ngjashëm
-
Vërejtje gjyqësore ndaj të akuzuarit që tentoi ta sulmonte Rrahman Jasharajn
-
Arrestohet familjari që shkaktoi incidentin në tubimin e SBASHK-ut
-
Prokuroria aktivizohet një muaj pas denoncimit të studenteve ndaj Xhevat Krasniqit
-
Policia nis hetim për profesorin e denoncuar për ngacmim seksual
-
Jasharaj thotë se është hapur llogari e rrejshme në Facebook në emër të tij