Prokuroria Speciale e Kosovës e ka ngatërruar emrin e grupit terrorist në Siri, pjesë e të cilit dyshohet se kanë qenë dy kosovarë. E ka quajtur “Harausham”, në vend të “Ahrar al Sham”.
Me këtë informatë të pasaktë vitin e kaluar janë dënuar Arben Livoreka dhe Nexhat Behluli, secili me nga tre vjet e gjashtë muaj burgim. Aktakuza është ngritur nga prokurori Reshat Millaku, tani kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, shkruan sot Koha Ditore.
Në aktakuzën e tij është thënë se të akuzuarit i janë bashkëngjitur në vitin 2013 grupit “Harausham”, i cili grup ka vepruar në kuadër të organizatës terroriste “Al Nusra”.
Mirëpo dy kosovarët janë larguar prej atje vullnetarisht vetëm pasi ka filluar konflikti me organizatën tjetër terroriste, ISIS. Këto dy organizata kanë barë “garë” për marrjen e komandës. (Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ish-pjesëtari i ISIS-it dënohet për spiunazh në favor të Serbisë
-
Hysri Selimi akuzohet se me urdhër të BIA-s iu bashkua ISIS-it
-
Osman Kastrati dënohet me mbi tre vjet burgim për organizim të grupit terrorist
-
Dënohet me mbi tri vjet burgim i akuzuari për organizim të grupit terrorist
-
Aktakuzë ndaj një personi që dyshohet për pjesëmarrje në “Al Nusra”