Me implementimin e projektit për rregullimin e sheshit të ri të qytetit në Gjilan synohet që të trajtohen edhe ujërat atmosferikë dhe zgjerimi i hapësirave publike.
Në projekt është paraparë rrënimi i disa objekteve publike, me qëllim të krijimit të hapësirave të reja. Në mesin e tyre është objekti i vjetër në të cilin është vendosur policia, e i cili institucion do të duhej të vendosej në lokacion tjetër.
Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka deklaruar se qendra e qytetit do të transformohet dhe qëllimi i tyre është zgjidhja e problemeve të cilat e kanë rënduar këtë pjesë, siç janë vërshimet si pasojë e infrastrukturës të dobët nëntokësore.
“Do të ndërrohen gypat e ujërave të pijshëm për shkak të humbjeve në rrjet, si dhe do të vendoset rrjeti i infrastrukturës nëntokësore për kabllo. Do të ulen trotuaret, do të zgjerohen rrugët dhe do të integrohet pjesa e gjelbër e parkut me infrastrukturën tjetër. Do të vendosen sinjalizimi, semaforët dhe rrethrrotullimi. Kjo hapësirë do të ketë afro 4.5 hektarë, përfshirë këtu rrënimin e objektit të vjetër të ish-ekzekutivit apo ish-komunës”, ka thënë ai.
Kryetari i Gjilanit ka deklaruar se do të largohen rrethojat nga institucionet publike ngase në hapësirat publike duhet të kenë qasje qytetarët.
“Në zonën e parë dhe të dytë të qytetit do të largohen muret dhe rrethojat - ato do të integrohen me pjesën urbane. Nuk ka arsye që biblioteka regjionale, institucionet shëndetësore, stacioni i autobusëve dhe institucione tjera të jenë me rrethoja. Kjo i takon të kaluarës. Hapësirat e përbashkëta janë të qytetarëve dhe nuk janë të askujt, por duhet të integrohen”, ka thënë Haziri.
-
Haziri: Programi im ka fituar besimin edhe në zgjedhjet e kaluara, shumicën e problemeve i kemi zgjidhur
-
Kronika Zgjedhore/ LDK-ja premton se do ta mbulojë Gjilanin me Wi-Fi
-
Haziri: Gjilani ka problemin e thatësisë dhe zjarreve
-
Gjilani miraton vendimin për rrënimin e objekteve, ruhet një pjesë e burgut
-
Haziri i kënaqur me dinamikën e punimeve te Çarshia e Gilanit