Gjilan, 27 nëntor – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike, Naser Korça, ka parë nga afër punimet tek Çarshia e Gilanit, pjesa që çon deri tek rruga qarkore.
Ai është ndarë i kënaqur me dinamikën e punimeve, derisa ka paralajmëruar se nga java a ardhshme nis vendosja e pllakave të para aty.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe të përfunduar ky projekt, Haziri ka bërë të ditur se do të fillohet me programin e kolektorëve të ujërave të zeza me mbështetje të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili përfundon me impiantin në fshatin Uglar.
Drejtori i Shërbimeve Publike, Naser Korça, bëri të ditur se vlera e këtij projekti është afro 1 milion euro, derisa ka shtuar se deri në fund të vitit do të përfundojë pjesa e Çarshisë nga furra “Aroma” e deri te lagja e Balecit.
Projekti i Çarshisë së Gilanit përfundon te Rruga Qarkore.