Drejtori për Planifikim Strategjik dhe Zhvillim të Qëndrueshëm i Komunës së Prishtoinës, Genc Bashota, bashkë me drejtorin për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmeti, si dhe drejtorin e Shërbimeve Publike, Ismajl Kokajn, priten në takim përfaqësuesit e UN-Habitat, bëhet e ditur përmes një njoftimi të Komunës.
Në këtë takim u bë prezantimi i projektit “Fuqizimi i të drejtës ndaj qytetit për të gjithë”, që ndërlidhet me bashkëpunimin ndërinstitucional për krijimin dhe forcimin e urave midis platformave të raportimit të shoqërisë civile, organeve të zbatimit të ligjit, administratës lokale, e të ngjashme, për të vlerësuar dhe për të rritur sigurinë urbane në hapësira publike.
Artikuj të ngjashëm
-
Punëtori për lëvizshmëri të qëndrueshme në kryeqytet
-
Festivali i arkitekturës me pasiguritë e së ardhmes
-
Nënshkruhet marrëveshja mes Komunës së Prishtinës dhe Policisë për shfrytëzim të pronës
-
Sveçla: Bashkëpunimi rajonal ndihmon mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë
-
MMPH dhe UN-HABITAT bashkëpunojnë për planifikim hapësinor