Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka pritur sot një delegacion të udhëhequr nga Merijn Hartog, drejtor i Qendrës për Studime të Sigurisë Evropiane, që shoqërohej nga Peter Vanhoutte dhe Lulzim Peci, drejtor ekzekutiv i Institutit Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave.
Ky takim është zhvilluar me qëllim të diskutimit të projektit “Zhvillimi i kapaciteteve, bashkëpunimit dhe kulturës së mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut (DECOS).
Projekti në fjalë ka për qëllim të fuqizojë parlamentet, organizatat e shoqërisë civile dhe rolin e tyre në mbikëqyrjen demokratike të sektorit të sigurisë.
Në këtë takim u bë e ditur se me anë të këtij projekti do të ngrihen kapacitetet dhe do të rritet bashkëpunimi i mbikëqyrjes së sektorit të sigurisë në Shqipëri, Kosovë dhe në Maqedoninë Veriore.
Me këtë rast, zëvendësministri, Xhelal Sveçla, e informoi delegacionin rreth ndryshimeve të fundit në ekzekutiv dhe legjislaturë, si dhe ofroi bashkëpunim të plotë në të ardhmen.
Edhe
Sveçla: Bashkëpunimi rajonal rezultoi me mbylljen e 35 rrugëve ilegale
Projekti DECOS cak ka aktorë të ndryshëm të mbikëqyrjes si: parlamentarë, me theks të veçante ata nga komisionet për punë të brendshme, të mbrojtjes dhe të komisionit mbi inteligjencën/sigurinë kombëtare, institucionet e Avokatit të Popullit dhe të Auditorit Kombëtar, OJQ-të, etj.
Projekti DECOS financohet nga MPJ e Holandës dhe do të zgjasë tri vite.
-
Sveçla: Serbia vazhdon të ketë aspirata territoriale ndaj Kosovës
-
Sveçla takon zyrtarin e BE-së, ngre shqetësime për trajnimin në Serbi të grupeve për realizim të sulmeve në Kosovë
-
Sveçla takohet me Szunyogun, bisedojnë për situatën e sigurisë në Kosovë
-
Chriss Landberg: Kosova partnerë i besueshëm për të luftuar terrorizmin