Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e pesë kompanive kosovare në panairin “BIOFACH”, që po mbahet në Nuremberg të Gjermanisë.
“Eurofruti”, “Fungo”, “OrganicHerb”, “Agroproduct” dhe “Hit-Flores” janë kompanitë kosovare që janë duke i promovuar produktet e tyre si: fruta mali, bimë mjekuese, aromatike , etj., para blerësve dhe vizitorëve nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse në këtë panair.
“BIOFACH” është panair në të cilin promovohen ushqimet organike. Ky panair është një mundësi e mirë për kompanitë kosovare që të takohen më prodhues profesionalë të ushqimit organik dhe të njihen me trendet e fundit të këtij sektori.
MTI/KIESA për kompanitë vendëse ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 48 m2, që gjendet në hall 4, shtand nr. 4-366.
Panairi do të jetë i hapur në datat 13 e deri 16 shkurt 2019 në Nuremberg të Gjermanisë.
-
Rikallo: Kompanitë kosovare me prezantim dinjitoz të produkteve të veta në Gjermani
-
Gjashtë kompani nga Kosova promovojnë produktet në panairin “Fruit Logistica” në Berlin
-
Produktet kosovare ekspozohen në SHBA
-
Kompanitë kosovare, pjesë e 7.200 bizneseve nga 119 shtete në Panairin “SIAL 2018” në Paris
-
Kosova përfaqësohet me 10 kompani në panairin më të madh botëror SIAL 2018