Disa kompani kosovare po marrin pjesë në panairin e Çikagos në SHBA.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka bërë të ditur se me përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA) ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare “Prince Caffe”, “Frutex”, “Bodrumi i Vjetër” dhe “Kosova Wine” në panairin “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, që po mbahet në Çikago të SHBA-së.
Kompanitë kosovare që nga 11 nëntori janë duke i promovuar produktet e tyre si: lëngje frutash, pije alkoolike, kafe, pije energjetike, njëherësh po njihen me trendet e industrisë ndërkombëtare, si dhe po realizojnë kontakte me qëllim të bashkëpunimit dhe mundësive për eksport në të ardhmen.
Panairi “PLMA’s 2018 Private Label Trade Show”, njihet si një ndër panairet më të rëndësishme në fushën e ushqimit dhe produkteve jo-ushqimore në të cilin po ekspozojnë produktet e tyre më shumë se 1,500 kompani nga 40 vende duke përfshirë 25 pavijone ndërkombëtare, ka njoftuar MTI-ja.
Produktet që po ekspozohen në këtë panair janë: ushqimet e freskëta, të ngrira, të thata, pije, po ashtu kategoritë jo-ushqimore: produkte të kozmetikës, shëndetit dhe bukurisë, kuzhinës, kopshtarisë, etj.
Panairi zgjat tre ditë.
-
Gjashtë kompani nga Kosova promovojnë produktet në panairin “Fruit Logistica” në Berlin
-
Produktet “Made in Kosova” synojnë tregun amerikanë
-
Produktet kosovare në Panairin e ushqimeve organike “BIOFACH” në Nuremberg
-
Kompanitë kosovare, pjesë e 7.200 bizneseve nga 119 shtete në Panairin “SIAL 2018” në Paris
-
Kosova me 10 kompani në panairin më të madh botëror SIAL 2018