Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e kompanive kosovare në panairin më të madh ndërkombëtar të industrisë ushqimore dhe të pijeve “SIAL 2018”, që po mbahet në Paris.
Kompanitë kosovare: “ABI&Elif 19”, “Devolli Corporation”, “ELKOS”, “Agrium Fruitrs”, “ Ujë Rugove”, “Haxhijaha”, “Frutex”, “Eurofood”, “Moea”, nga 21 tetori janë duke i promovuar produktet e tyre nga përpunim i pemëve dhe perimeve, produkte konditorike, fruta të imta e të ngrira industriale, si dhe kafe, ujë, pije energjike, lëngje frutash dhe pije alkoolike.
Njëherësh kompanitë vendëse së bashku me përfaqësuesit e MTI/KIESA-s , po zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë për të krijuar kontakte dhe mundësi bashkëpunimi në të ardhmen.
MTI/KIESA ka siguruar një hapësirë ekspozuese në 90 m2, e cila ndodhet në korridorin kryesor, respektivisht në sallën 4, shtandi nr. 4 P 090.
Në Panairin “SIAL 2018” po marrinë pjesë 7200 biznese nga 119 shtete të botës.
Edhe
Kosova me 10 kompani në panairin më të madh botëror SIAL 2018
Panairi ka filluar më 21dhe zgjatë deri më 25 tetor 2018.
{gallery}