Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, përmes Agjencisë për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), ka organizuar pjesëmarrjen e gjashtë kompanive kosovare në panairin ndërkombëtar “Fruit Logistica”, që po mbahet në Berlin.
Kompanitë prodhuese nga Kosova: “Besiana – G” sh.p.k, “Agmia Fruits” sh.p.k, “Hit-Flores” sh.p.k, “Santefruit” sh.p.k, “Iron Consulting” sh.p.k dhe “Boost Berries” sh.p.k, po promovojnë produktet e tyre nga pemët dhe perimet: molla, mjedra, dredhza, manaferra, këpurdha, qipsa të mollës, kaqa, fruta mali etj.
Ky panair është mundësi e mirë që kompanitë kosovare të promovojnë produktet e tyre si dhe të krijojnë bashkëpunim me kompanitë pjesëmarrëse dhe blerës potencial. Vizitorë të shumtë po shprehin interesim për produktet kosovare.
Panairi ndërkombëtar “Fruit Logistica” njihet si panairi më i rëndësishme i industrisë së pemëve dhe perimeve, në të cilit po marrin pjesë mbi 3300 ekspozues, nga 93 shtete pjesëmarrëse, i cili vizitohet nga tregtarë të 135 vendeve nga mbarë bota.
MTI/KIESA për kompanitë prodhuese vendore ka siguruar hapësirë ekspozuese prej 100 m2, që gjendet në: hall B, booth nr. C-04.
Panairi është i hapur nga data 05 deri 07 shkurt 2020.
-
Doni Foods merr pjesë për herë të tretë në panairin më të madh në botë të produkteve të freskëta - Fruit Logistica 2020
-
Produktet kosovare në Panairin e ushqimeve organike “BIOFACH” në Nuremberg
-
Bizneset ankohen për mungesë të fuqisë punëtore, të rinjtë për mungesë të vendeve të punës
-
Kurti merr pjesë në Panairin ndërkombëtar të industrisë e teknologjisë
-
Jaffa Plus në SIAL Paris: Vizitohet nga Kryeministri Kurti dhe ministrja Hajdari