Disa shtetas të Kosovës kanë pritur për orë të tëra të premten në pikëkalimin kufitar mes Malit të Zi dhe Shqipërisë në Bozhaj, për shkak se sistemi i ka paraqitur të gjithë kosovarët si të kërkuar prej Interpolit.
Siç ka shkruar “Vijesti”, problemi ka qenë në softuerin e Interpolit dhe ka zgjatur të paktën tri orë.
Policia e Malit të Zi ka konfirmuar se sistemi është rregulluar në mbrëmje. Sipas njoftimit, autoritetet e Malit të Zi më pas i kanë lëshuar të paktën tetë shtetas të Kosovës për të vazhduar rrugën drejt Prishtinës. Bëhet fjalë për një grup që ishte pjesë e një projekti mediatik, e ku ishte edhe një përfaqësues i KOHËS.
Sipas raportimit, edhe policët e kishin të qartë se ka problem me sistemin e Interpolit, por për shkak të domosdoshmërisë së kontrollit nuk kanë lejuar shtetasit e Kosovës ta kalonin kufirin.
“Kjo ndodh rrallëherë”, ka thënë Policia e Malit të Zi.
KOHA ka dërguar pyetje edhe në drejtim të Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë. Sapo të ketë përgjigje, artikulli do të përditësohet.
-
Shtetasi kosovar i kërkuar nga Interpoli ekstradohet nga Kroacia në Kosovë
-
MPJD-ja për pritjet e mërgimtarëve në Kroaci: U shkaktuan për shkak të sistemit EES
-
Pritjet në Bajakovë ulen në 10-15 minuta, Ambasada shpërndan ujë e ushqim për mërgimtarët
-
Incident para samitit në Tivat: Mali i Zi dëbon 87 serbë, Serbia ndalon qytetarë malazezë
-
Katër të arrestuar në dy raste të ndara të kontrabandës me migrantë